Skip to content

PDK-ja merr vendim për Seancen e Kuvendit të Republikes së Kosovës

Përparim Gruda: Seanca e sotme është antikushtetuese, afati për konstituimin e Kuvendit ka skaduar dje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, i thirrur për sot, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Duke folur para nisjes së seancës, Gruda tha se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar një ditë më parë dhe se çdo veprim pas këtij afati, sipas tij, përbën shkelje të rendit kushtetues.

“Kjo seancë është thirrur në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Dje ka qenë afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, ndërsa sot është dita e 31-të dhe jemi në shkelje të plotë të Kushtetutës”, deklaroi Gruda.

Deklarata e deputetit të PDK-së vjen në një kohë kur vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale. Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar një afat prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore për konstituimin e Kuvendit, mirëpo ky afat përfundoi pa u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Gjatë ditës së djeshme pati zhvillime intensive politike, takime mes liderëve të partive, shkëmbim letrash dhe kërkesa nga partitë opozitare që seanca të vazhdonte para skadimit të afatit kushtetues. Megjithatë, Kuvendi nuk u mblodh, ndërsa kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e caktoi vazhdimin e saj për sot në ora 11:00.

Sipas Grudës, ky vendim nuk mund të legjitimojë procesin, pasi afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese tashmë ka kaluar.

PDK ka qenë ndër partitë që gjatë gjithë ditës së djeshme ka kërkuar mbajtjen e seancës brenda afatit kushtetues, duke paralajmëruar se mosrespektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese përbën cenim të rendit kushtetues dhe krijon një precedent të rrezikshëm për funksionimin e institucioneve.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohet seanca e sotme dhe nëse do të ketë pasoja juridike apo politike pas vazhdimit të saj një ditë pas skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *