Skip to content

Sapo e deklaroi Kryeministri Albin Kurti këtë gjë!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar shkurt para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se ai i është përgjigjur ftesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

Kurti u pyet nga gazetarët nëse thirrja e seancës një ditë pas skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përbën shkelje të Kushtetutës, por ai nuk dha përgjigje për këtë çështje.

Në vend të kësaj, lideri i Vetëvendosjes tha se po vepron në përputhje me ftesën e kryesuesit të seancës.

“Kryesuesi i seancës konstituuese, deputeti më i moshuar Avni Dehari, ka ftuar për vazhdimin e seancës dhe unë kësaj i përgjigjem pozitivisht”, deklaroi shkurt Kurti.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur vazhdimi i seancës konstituive ka shkaktuar debat të madh politik dhe juridik. Partitë opozitare kanë argumentuar se afati 30-ditor i përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka përfunduar një ditë më parë dhe se vazhdimi i seancës pas këtij afati është në kundërshtim me Kushtetutën.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar procesin e konstituimit të Kuvendit, ndërsa kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka caktuar mbledhjen për sot në ora 11:00, me në rend dite zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Vëmendja tashmë është përqendruar te zhvillimi i seancës dhe nëse deputetët do të arrijnë ta përmbyllin procesin e konstituimit, ndërsa debati mbi respektimin e afatit kushtetues pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *