Skip to content

Reagim i hidhur i familjes Aliu për 3 familjarët e tyre që humben jetën në Gjermani

Familja Aliu konfirmon tragjedinë në Gjermani: Tre mërgimtarët nga Komogllava humbën jetën në vetaksident teksa po ktheheshin nga Kosova

Familja Aliu ka konfirmuar aksidentin tragjik në të cilin humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt Gjermanisë.

Në një prononcim për Klankosova.tv, familjarët kanë bërë të ditur se viktimat ishin nisur nga Kosova të mërkurën, rreth orës 23:30, me destinacion Gjermaninë, ku jetonin dhe punonin prej vitesh.

Sipas familjes, aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe bëhet fjalë për një vetaksident.

Familjarët kanë deklaruar për Klankosova.tv se në automjet ndodheshin vetëm tre anëtarët e familjes dhe se nuk kishte pasagjerë të tjerë.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurent Aliu (16 vjeç).

Lajmi për vdekjen e tyre ka tronditur familjen, të afërmit dhe banorët e Komogllavës, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tre anëtarëve të së njëjtës familje.

Ndërkohë, për aksidentin kanë raportuar edhe autoritetet gjermane, të cilat kanë konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti. Megjithatë, në njoftimin zyrtar të tyre nuk është bërë i ditur identiteti apo shtetësia e viktimave.

Autoritetet në Gjermani po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në aksidentin fatal, ndërsa pritet që në ditët në vijim të përfundojnë edhe procedurat për riatdhesimin e trupave të pajetë në Kosovë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *