Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë, të cilat vlejnë për 5 gusht 2026.
Sipas vendimit të MINT-it, operatorët ekonomikë nuk do të mund t’i tejkalojnë çmimet e përcaktuara për shitjen e karburanteve, ndërsa çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme.
Çmimet maksimale të lejuara:
Nafta (Dizel): 1.77 euro për litër
Benzina: 1.50 euro për litër
Gasi: 0.60 euro për litër
Ministria ka rikujtuar se këto janë çmimet maksimale të lejuara dhe çdo shitje mbi këto vlera përbën shkelje të vendimit në fuqi.
Po ashtu, MINT u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të mosrespektimit të çmimeve të përcaktuara nga operatorët e derivateve.
Ankesat mund të dërgohen përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000.
Ministria ka theksuar se inspektorët e tregut do të vazhdojnë monitorimin në terren për të siguruar zbatimin e vendimit dhe respektimin e çmimeve të publikuara.

Be First to Comment