Skip to content

Lirim Mehmetaj ‘dridhë’ këtë figurë të njohur, zbulon edhe detaje që si dinit…

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku ka ngritur një sërë pretendimesh dhe pyetjesh lidhur me profilin e njohur në Facebook me emrin “Lule Gjeli”, duke kërkuar sqarime publike nga drejtuesja e KALLXO.com, Jeta Xharra.

Në postimin e tij, Mehmetaj pretendon se “Lule Gjeli”, të cilin e përshkruan si një profil fiktiv në Facebook, ka publikuar edhe shkrime në KALLXO.com.

Sipas tij, kjo ngre pikëpyetje për mënyrën se si një medium që merret me verifikimin e fakteve ka lejuar publikimin e një artikulli nga një autor që, sipas pretendimeve të tij, nuk ka identitet publik.

“Ju Lule Gjelin e njihni si një profil falso në Facebook, por me gjasë nuk e keni ditur që Lule Gjeli, pra kjo nofkë, ky troll në Facebook, ka publikime në median KALLXO.com të Jeta Xharrës”, ka shkruar Mehmetaj.

Ai ka kërkuar nga Jeta Xharra të sqarojë publikisht se kush qëndron pas këtij profili dhe si është lejuar publikimi i materialeve të tij.

“Jeta Xharra, përgjigju kush është autori i këtij teksti? Trego si është e mundur që lejon publikime nga dikush që është fiktiv”, shkruan ai.

Në reagimin e tij, Mehmetaj ngre edhe pretendime të tjera, duke pyetur se si ka ndodhur që profili “Lule Gjeli” është hapur në Facebook në të njëjtën ditë kur është publikuar një tekst në KALLXO.com dhe se, sipas tij, i njëjti material është publikuar po atë ditë edhe në një media serbe.

Ai ka kërkuar që rasti të sqarohet publikisht dhe ka bërë thirrje që të zhvillohet edhe një hetim nga autoritetet kompetente.

“Duam përgjigje publike dhe normalisht hetim policor. Kush është profili që publikon te mediat serbe, publikon te Jeta Xharra dhe terrorizon njerëzit online, por që nuk është publik as me emër?”, përfundon postimi i Mehmetajt.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Jeta Xharra dhe KALLXO.com nuk kanë reaguar publikisht ndaj pretendimeve të ngritura nga gazetari Lirim Mehmetaj.

Shënim: Pretendimet e mësipërme janë deklarime publike të gazetarit Lirim Mehmetaj. Ato nuk janë konfirmuar nga palët e përmendura dhe mbeten pjesë e debatit publik deri në një reagim ose sqarim zyrtar.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *