Skip to content

“Ju thojsha…”, Deputetja e LDK’së lajmërohet me ironi pas takimit Kurti-Abdixhiku

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të takimit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili përfundoi pa një marrëveshje politike.

Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Ymeri publikoi vetëm dy fjalë:

“Ju thojsha…”

Megjithëse nuk dha sqarime të tjera, reagimi i saj u interpretua si një koment pas dështimit të bisedimeve ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut zgjati rreth tre orë, por në përfundim të tij të dy liderët konfirmuan se nuk ishte arritur ndonjë dakordim.

Gjatë deklarimeve për media, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se një nga çështjet që vazhdon të mbetet pengesë është posti i presidentit, duke theksuar se kreu i ardhshëm i shtetit duhet të jetë një figurë unifikuese dhe jashtë përfshirjes aktive partiake.

Nga ana tjetër, Lumir Abdixhiku la të kuptohet se LDK-ja e konsideron të rëndësishme çështjen e presidentit në kuadër të negociatave, ndërsa minimizoi rëndësinë politike të postit të kryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar atë si një rol kryesisht ceremonial.

Pavarësisht mungesës së marrëveshjes, të dy liderët u shprehën se bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synimin për të gjetur një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Postimi i Janina Ymerit ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe negociatat ndërmjet LVV-së dhe LDK-së.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *