Skip to content

LAJMI I FUNDIT / Dimal Basha, sapo e zbuloi këtë gjë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se zgjidhja e vetëm një pjese të krizës institucionale nuk është e mjaftueshme, duke kërkuar që partitë politike të arrijnë marrëveshje edhe për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, Basha tha se insistimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pa një dakordim për presidentin, sipas tij, do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Nëse insistojmë për kryetar të Kuvendit e thonë që s’qëndrojmë për president, i bie që po dojnë me na çu në zgjedhje. Kushdo që insiston për këtë, tregon që don me na dërgu në zgjedhje, e ne po e themi të kundërtën, ejani të merremi vesh për të gjitha pozitat”, deklaroi Basha.

Sipas deputetit të LVV-së, një marrëveshje gjithëpërfshirëse do t’i jepte vendit stabilitet politik dhe do të shmangte nevojën për zgjedhje të reja.

Deklarata e tij vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që krahas konstituimit të Kuvendit të arrihet edhe një dakordim politik për zgjedhjen e presidentit, duke argumentuar se kjo do të siguronte funksionimin afatgjatë të institucioneve.

Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë qasje, duke kërkuar që fillimisht të përfundojë konstituimi i Kuvendit në përputhje me Kushtetutën, ndërsa çështja e presidentit të trajtohet në kohën kur e parasheh Kushtetuta.

Këto deklarata vijnë në një klimë të tensionuar politike, pasi Kuvendi po vazhdon përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së re, ndërsa mosmarrëveshjet mes partive vazhdojnë të mbajnë të bllokuar formimin e institucioneve të reja.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *