Një vajzë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një sjellje që e konsideron shqetësuese dhe të papërshtatshme nga një i moshuar në ambientet e jashtme të Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Sipas denoncueses, burri qëndronte te stolat pranë spitalit dhe, në prani të qytetarëve, kryente veprime që ajo i cilëson si provokuese dhe të turpshme, të drejtuara ndaj saj dhe një shoqeje të saj.
Qytetarja ka dërguar edhe një video në redaksinë e JOQ Albania, ku, sipas pretendimeve të saj, i moshuari shihet duke i vështruar në drejtim të vajzave, duke nxjerrë gjuhën dhe duke prekur pjesët intime.
Në mesazhin e dërguar në redaksi, ajo shkruan:
“Personi ndodhet te Spitali ‘Shefqet Ndroqi’. Te stolat poshtë, në prani të shumë njerëzve, bënte këto veprime. Përballë nesh, dy gocave. I bëri dje këto veprime dhe sot ishte përsëri aty kur kaluam, duke vazhduar me shikimet e tij. Postojeni që njerëzit ta shohin këtë plak maniak, që edhe pse është në spital bën veprime të tilla të turpshme. Nuk e vriste mendjen fare që ngrita telefonin dhe po e filmoja, vazhdonte i qetë.”
E pyetur nga JOQ Albania nëse personi kishte komunikuar me to, denoncuesja është përgjigjur:
“Jo, vetëm veprimet. Për të folur kishim pak distancë dhe nuk kaluam pranë tij.”
Ajo shton se sjellja e të moshuarit i ka krijuar ndjenjë shqetësimi, duke pretenduar se ai i vështronte vazhdimisht dhe sillej në mënyrë provokuese sa herë që ato kalonin pranë tij.
JOQ Albania publikon këtë denoncim në interes të informimit publik dhe u bën thirrje autoriteteve kompetente që të verifikojnë rastin dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme, nëse konstatohet se janë kryer veprime që bien ndesh me ligjin ose cenojnë sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve.
Pretendimet e mësipërme janë bazuar në denoncimin e qytetares dhe, deri në këtë fazë, nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me rastin.

Be First to Comment