Skip to content

Tragjedi në Pejë, treni godet për vdekje një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e hershme të mëngjesit në Pejë, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur nga treni.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur rreth orës 05:32, në momentin kur treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës. Për rrethana që ende nuk janë bërë të ditura, treni ka goditur një person, i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës së Pejës. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa zona është siguruar për kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje për identitetin e viktimës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Me urdhër të prokurorit kompetent, janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale, ndërsa rasti mbetet nën hetim. Autoritetet pritet të dalin me më shumë informacione pasi të përfundojnë veprimet hetimore dhe të mblidhen të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *