Skip to content

Nazlija kishte vetëm 11 vjeç kur pa tmerrin me sy

Nazlija kishte vetëm 11 vjeç kur pa vrasjen e babait në Masakrën e Hallaqit të Vogël

Vetëm 11 vjeçe, Nazlije Selim Selimi nga Shala e Lipjanit u bë dëshmitare e një prej ngjarjeve më të rënda të luftës në Kosovë – Masakrës së Hallaqit të Vogël.

Në një rrëfim autentik, të dhënë vetëm pak ditë pas masakrës, ajo kujton momentet e tmerrit kur forcat serbe vranë babanë e saj dhe dhjetëra banorë të tjerë të fshatit.

Dëshmia e saj përshkruan vuajtjet e civilëve shqiptarë gjatë luftës dhe mbetet një dokument i rëndësishëm historik për kujtesën kolektive dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë konfliktit në Kosovë.

“Sa herë që ruhen dëshmitë, e vërteta jeton. Sa herë që dëgjohen rrëfimet e të mbijetuarve, viktimat nuk harrohen. Sa herë që dokumentohen krimet, drejtësia afrohet një hap më pranë. Kjo është përgjegjësia jonë ndaj atyre që nuk mund të flasin më”, thuhet në përshkrimin që shoqëron publikimin e videos.

Videoja është publikuar me pëlqimin e shprehur të Nazlije Selim Selimit dhe është pjesë e Arkivit të Institutit. Materiali është dhuruar në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) nga gazetari norvegjez Paul Refsdal.

Rrëfimi i Nazlijes mbetet një dëshmi e gjallë e vuajtjeve të civilëve gjatë luftës dhe një kujtesë për rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike dhe kërkimit të drejtësisë për viktimat.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *