Skip to content

SUPER LAJM për qytetarët e Skenderajit

Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të mbulojë financiarisht shërbimin e varrimit për familjet në të gjithë territorin e komunës, duke lehtësuar barrën financiare në një nga momentet më të vështira për qytetarët.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili njoftoi se ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti.

Sipas Lushtakut, marrëveshja siguron vazhdimin e mbështetjes financiare për këtë shërbim edhe në vitet e ardhshme, me qëllim që familjet të mos përballen me kosto shtesë në rastet e humbjes së një anëtari të familjes.

“Si institucione e kemi për obligim t’u gjendemi pranë qytetarëve atëherë kur kanë më së shumti nevojë, si përgjegjësi, por edhe respekt për çdo familje të Skenderajt”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Sipas memorandumit, Komuna do të vazhdojë të financojë shërbimet e varrimit për qytetarët e saj në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame, duke ruajtur një praktikë që ka ndihmuar shumë familje gjatë viteve të fundit.

Vendimi është mirëpritur nga qytetarët, pasi konsiderohet një mbështetje e rëndësishme sociale që u lehtëson familjeve përballimin e shpenzimeve në ditët e zisë.

Me këtë marrëveshje, Komuna e Skenderajt konfirmon se do të vazhdojë ta ketë këtë shërbim si pjesë të politikave të saj mbështetëse për qytetarët, duke garantuar mbulimin financiar të varrimeve edhe në të ardhmen.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *