Skip to content

Sot i jepet lamtumira e fundit 13-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Ferizaj

Sot i jepet lamtumira e fundit 13-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Ferizaj

Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë do t’i japin sot lamtumirën e fundit 13-vjeçarit L.I., i cili humbi jetën në vetaksidentin tragjik që ndodhi të dielën në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në ora 17:30, në fshatin Prelez i Jerlive, ku i mituri do të përcillet për në banesën e fundit.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin, ndërsa mesazhe ngushëllimi po vazhdojnë të publikohen në rrjetet sociale.

“Humbja e tij e parakohshme ka tronditur dhe pikëlluar familjen dhe të gjithë ata që e njohën”, thuhet në njoftimin e familjes.

13-vjeçari humbi jetën si pasojë e një vetaksidenti të rëndë që ndodhi të dielën në fshatin Muhovc të Ferizajt. Në aksident u përfshi një veturë me targa vendore, ndërsa një person tjetër mbeti i lënduar dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit. U prehtë në paqe.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *