Skip to content

5 shqiptaret kapën në pritë! Ishin nisur për ta privuar nga jeta një person!

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga Policia e Shtetit në Sarandë, ku pesë persona kanë përfunduar në pranga gjatë një operacioni policor, ndërsa dyshohet se po përgatiteshin për të kryer një vrasje.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në flagrancë u arrestuan S. M., 32 vjeç dhe A. K., 26 vjeç, të cilët u kapën në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, në rrethana që sipas hetimeve paraprake ngritën dyshime se po përgatiteshin për të kryer një atentat.

Sipas policisë, dy të dyshuarit kishin nxjerrë armët nga automjeti dhe po qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim, duke pritur momentin për të vepruar.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë neutralizuar të dyshuarit dhe kanë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një silenciator, si dhe dy automjete, të cilat dyshohet se do të përdoreshin gjatë aktivitetit kriminal.

Në kuadër të të njëjtit operacion janë arrestuar edhe V. H., 20 vjeç, V. P., 31 vjeç dhe F. B., 21 vjeç, të cilët dyshohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi, sipas hetimeve paraprake, kishin dijeni për planin kriminal dhe nuk e kishin denoncuar atë tek autoritetet.

Burime nga hetimet bëjnë të ditur se personat e arrestuar dyshohet se kishin udhëtuar drejt Sarandës me qëllim kryerjen e një vepre të rëndë penale, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e Policisë bëri të mundur parandalimin e ngjarjes para se ajo të ndodhte.

Aktualisht, hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, e cila po punon për të zbardhur plotësisht motivin e dyshuar të atentatit, identifikimin e objektivit të mundshëm dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të personave të arrestuar.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *