Skip to content

Vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar, dyshohet se konflikti nisi për një vajzë

Vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar, dyshohet se konflikti nisi për një vajzë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit disa herë me thikë gjatë një konflikti në Vescovato, në provincën e Cremonës.

Viktima është identifikuar me inicialet N. Dalipaj, i cili u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lidhur me rastin, autoritetet italiane kanë ndaluar një 32-vjeçar, të identifikuar si Mattia Miraglia, banues në Vescovato. Edhe ai ka mbetur i plagosur gjatë incidentit dhe aktualisht po trajtohet në spitalin Maggiore, nën mbikëqyrjen e autoriteteve.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka pasur motive sentimentale dhe lidhej me xhelozinë për një vajzë. Fillimisht, mes viktimës dhe të dyshuarit kishte ndodhur një debat në një lokal, i cili në atë moment ishte mbyllur pa përshkallëzim.

Megjithatë, sipas rindërtimit fillestar të ngjarjes nga hetuesit, më vonë 24-vjeçari, i shoqëruar nga vëllezërit e tij, ishte drejtuar pranë banesës së 32-vjeçarit.

Në ato momente, i dyshuari dyshohet se kishte dalë nga banesa i armatosur me thikë. Sipas autoriteteve, ai fillimisht ka plagosur në bark njërin nga vëllezërit e viktimës, ndërsa më pas ka goditur disa herë me thikë 24-vjeçarin shqiptar, kryesisht në zonën e qafës.

Për shkak të plagëve të rënda, i riu ndërroi jetë pak kohë më vonë në spital.

Karabinierët kanë nisur një hetim të plotë për të sqaruar dinamikën e ngjarjes, motivet e konfliktit dhe përgjegjësitë penale të personave të përfshirë.

Shënim: Personi i ndaluar në këtë rast prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *