Skip to content

Ngjarje shumë e rëndë ndodhi në këtë familje të Rahovecit

Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me arrestimin e një 25-vjeçari në fshatin Retijë të Rahovecit, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 31 korrik, rreth orës 12:30, pas një mosmarrëveshjeje verbale mes babait dhe djalit. Gjatë konfliktit, i riu dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.

Viktima, një 58-vjeçar, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe më pas është liruar.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka arrestuar të dyshuarin. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Ndaj 25-vjeçarit është iniciuar procedurë penale për veprat “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *