Një moment emocionues është regjistruar gjatë një aktiviteti të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me mërgimtarët, ku një bashkatdhetar nuk i fshehu emocionet gjatë fjalimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, mërgimtari dëgjohet duke e thirrur Kurtin me nofkën “Albin Baba”, ndërsa shfaqet i emocionuar gjatë fjalimit të tij. Pamjet kanë tërhequr vëmendje të madhe dhe janë shpërndarë gjerësisht në platforma të ndryshme sociale.
Videoja është bërë virale brenda pak orësh, duke nxitur reagime të shumta nga qytetarët. Disa e kanë cilësuar momentin si një shprehje spontane të mbështetjes ndaj kryeministrit në detyrë, ndërsa të tjerë kanë komentuar mbi emocionet e shfaqura nga mërgimtari gjatë takimit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një aktiviteti të organizuar për mërgimtarët, ku Albin Kurti mbajti një fjalim para të pranishmëve. Gjatë adresimit të tij, mërgimtari shpërtheu në emocione, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe të kamerave që po filmonin aktivitetin.
Pamjet vazhdojnë të shpërndahen në rrjetet sociale, ndërsa momenti është kthyer në një nga videot më tëkomentuara të ditës në hapësirën online.

Be First to Comment