Skip to content

Kjo çka bëri Vetëvendosje nuk është aspak e mirë për shtetin!

Lëvizja Vetëvendosje ka caktuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për ditën e shtunë, një vendim që ka nxitur reagime dhe pretendime për shkelje të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas një ftese të siguruar nga Nacionale, deputetët e Kuvendit janë njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00, në sallën plenare të Kuvendit.

Ftesa mban nënshkrimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Seanca konstituive e Kuvendit, filluar më 06.08.2026, i vazhdon punimet të shtunën më 08.08.2026 në orën 11:00, në sallën e seancave plenare. Ftohen të gjithë deputetët”, thuhet në ftesën e dërguar deputetëve.

Ky vendim vjen në një kohë kur, sipas interpretimeve të opozitës, afati i përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit përfundon sonte në mesnatë.

Për këtë arsye, partitë opozitare po e cilësojnë shtyrjen e seancës për ditën e shtunë si shkelje të rëndë kushtetuese dhe si mosrespektim të detyrimeve që burojnë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë ditës, liderët e partive politike zhvilluan takime në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike, por negociatat ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës përfunduan pa rezultat.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë një sqarim zyrtar lidhur me arsyet pse vazhdimi i seancës është caktuar për pas skadimit të afatit që opozita konsideron kushtetues.

Mbetet të shihet nëse zhvillimet e fundit do të prodhojnë reagime të tjera politike apo juridike, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te seanca e paralajmëruar për të shtunën dhe hapat që do të ndërmerren nga institucionet dhe partitë politike.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *