Skip to content

Ish Ambasadorja e Kosovës: Albin, mjaft. Konstituoje Kuvendin menjëherë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për zvarritje të qëllimshme të krijimit të institucioneve të reja.

Përmes një reagimi publik, Çitaku tha se zhvillimet e sotme dëshmuan qartë se bllokimi institucional nuk është pasojë e rrethanave politike, por një zgjedhje e vetë Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot u pa qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave, por zgjedhje politike e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar ajo.

Sipas Çitakut, nuk ka pasur asnjë arsye që në seancën konstituive të mos propozohej kandidati për kryetar të Kuvendit dhe të mos vazhdohej me votimin për konstituimin e institucionit më të lartë ligjvënës në vend.

Ajo ka rikujtuar se Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë në aktgjykimin e saj, duke theksuar se Kuvendi jo vetëm duhet të mblidhet, por edhe të konstituohet brenda afatit prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

“Nuk është vetëm papërgjegjësi politike. Është shpërfillje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues dhe e detyrimeve që burojnë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Çitaku.

Deputetja e PDK-së vlerësoi se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga kalkulimet politike të një partie apo një individi, duke i bërë thirrje liderit të Vetëvendosjes që të mundësojë konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit.

“Albin, mjaft. Konstituoje Kuvendin menjëherë dhe lëre Kosovën të ecë përpara”, përfundoi ajo në reagimin e saj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *