Skip to content

LAJMI I FUNDIT – Ngjarje e rëndë në Lipjan, humb jetën një person!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lipjanin, pasi ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) 52-vjeçari Fatmir Olluri nga fshati Dobrajë e Madhe, i cili ishte plagosur rëndë me armë zjarri në kokë një natë më parë.

Sipas informacioneve, 52-vjeçari ishte gjetur i plagosur dhe ishte dërguar fillimisht nga familjarët në Emergjencën e Lipjanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tij kritike, mjekët vendosën ta transferojnë me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u trajtua në repartin e Intensivës Qendrore.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të stafit mjekësor për t’ia shpëtuar jetën, Fatmir Olluri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë mbrëmjen e 5 gushtit, rreth orës 18:45.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Prokurorja kujdestare për Krime të Rënda, e cila kishte urdhëruar inicimin e rastit si “Vetëvrasje në tentativë”. Gjatë ekzaminimeve në vendngjarje, policia kishte sekuestruar edhe armën që dyshohet se ishte përdorur në incident.

Pas vdekjes së 52-vjeçarit, Prokuroria ka urdhëruar ndryshimin e cilësimit të rastit në “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera zyrtare lidhur me rastin.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *