Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë pas një gjesti të pazakontë ndaj bashkëshortit të saj, producentit muzikor Benny Blanco.
Gjatë episodit të 3 marsit të podcast-it “Friends Keep Secrets”, Selena u pa duke i dhënë një puthje gishtit të këmbës së Benny Blanco-s, një moment që u bë menjëherë viral dhe shkaktoi reagime të shumta në internet.
Ky gjest erdhi vetëm një javë pasi producenti ishte bërë objekt komentesh dhe talljesh në rrjetet sociale për shkak të një episodi të mëhershëm të podcast-it, ku këmbët e tij u komentuan nga përdoruesit si të papastra.
Pavarësisht reagimeve në internet, Selena e ka përshkruar marrëdhënien e tyre si të shëndetshme dhe të mbështetur në dashuri dhe respekt reciprok, duke thënë se e konsideron lidhjen e tyre një bekim nga Zoti.
Nga ana tjetër, Benny Blanco vendosi t’u përgjigjej kritikave në mënyrë humoristike gjatë një paraqitjeje në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”.
Moderatori Jimmy Kimmel e pyeti drejtpërdrejt për fotografinë që u bë virale, ku producenti shfaqej zbathur në një divan, ndërsa shumë përdorues komentuan për pamjen e këmbëve të tij.
Blanco u mbrojt duke thënë me humor se problemi nuk ishte higjiena e tij, por ambienti ku ishte bërë fotografia.
“Para së gjithash, është faji i ambientit, jo i imi!”, u shpreh ai.
Për t’i dhënë fund debatit, producenti hoqi çizmen gjatë emisionit dhe tregoi këmbën para publikut, duke bërë shaka se ishte krejtësisht e pastër.
Videoja e momentit me Selena Gomez dhe reagimet e Benny Blanco-s kanë marrë miliona shikime në rrjetet sociale, ndërsa fansat vazhdojnë të komentojnë gjestin e këngëtares, i cili për disa ishte shenjë dashurie, ndërsa për të tjerë një moment i pazakontë.



Be First to Comment