Skip to content

Gjakovari dyshohet se sulmoi partneren pas dyshimeve, i dyshuari në arrati

Dyshohet se sulmoi partneren pas dyshimeve për tradhti, i dyshuari në arrati

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka mbetur e lënduar pasi dyshohet se është sulmuar nga partneri i saj pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 00:30, në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Dyshohet se i dyshuari kishte shkuar në banesën e partneres së tij, ku pas një debati të lidhur me dyshimet për tradhti, situata ka eskaluar në dhunë fizike.

Sipas informacioneve fillestare, ai fillimisht dyshohet se e ka goditur gruan me grusht, ndërsa më pas e ka goditur edhe me një mjet metalik, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm. Më pas, ajo është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe është kthyer në banesën e saj. Sipas Policisë, ajo ka deklaruar se ndihet e sigurt dhe ka refuzuar strehimin si dhe lëshimin e një urdhri mbrojtës.

Ndërkohë, i dyshuari nuk është lokalizuar dhe ndodhet në arrati. Policia ka nisur veprimet operative për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *