Skip to content

PDK sapo morri vendim për neser

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive, deputetët paralajmërojnë se nesër do të jenë në Kuvend

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i është drejtuar me kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke kërkuar që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nesër, më 12 gusht 2026.

Në kërkesën e saj, PDK vlerëson se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese, por thekson se tejkalimi i afatit nuk e shuan obligimin për përfundimin e procesit të konstituimit.

Partia kërkon që seanca të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme, në mënyrë që deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit që u është besuar nga qytetarët.

PDK ka bërë të ditur se, pavarësisht nëse Avni Dehari do ta thërrasë ose jo vazhdimin e seancës, deputetët e saj do të jenë të pranishëm nesër, më 12 gusht, në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas kësaj partie, në atë kohë përmbushet edhe afati i dytë prej 48 orësh për vazhdimin e seancës, sipas Rregullores së Kuvendit.

Në fund, PDK u ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare dhe deputetëve të zgjedhur që të marrin pjesë në Kuvend, duke theksuar se prania e tyre do të dëshmonte gatishmëri politike dhe vullnet për përmbushjen e mandatit të marrë nga qytetarët dhe tejkalimin e bllokadës institucionale.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *