Janë bërë saktësisht një vit e dhjetë ditë nga ngjarja që kishte tronditur Gjilanin. Të dielën e 10 gushti të vitit të kaluar, në mes të ditës, në qendër të qytetit, u qëlluan për vdekje babë e bir, Selami dhe Edmron Hasanin, argjendarë të njohur në Gjilan, si dhe Abedin Hoxhën.
Si të dyshuar kryesorë për vrasjen janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, të cilët që nga dita e krimit vazhdojnë të jenë në arrati dhe të pakapshëm për organet e rendit.
Nga arratia ata po përcjellin me shqetësim situatën e një vile luksoze në pronësi të tyre. Sipas ankesës së bërë në redaksinë e Indeksonline, familja Bunjaku për të disatën herë po ua dëmton villën e tyre në Makresh të Novëbërdës.
Në akuzën e bërë nga familja Shkodra, thuhet se është hera e tretë që vila po sulmohet dhe dëmtohet qëllimisht.
Sipas familjes Shkodra, ekziston edhe një masë ndaluese gjyqësore që ua ndalon personave në fjalë afërsinë fizike te kjo pronë./Indeksonline/

Be First to Comment