Aksident i rëndë ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, një person humb jetën
Një aksident i rëndë ujor ka ndodhur këtë pasdite në zonën mes Rrjollit dhe Shëngjinit, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Sipas raportimeve të para, nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër, i cili është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin e Lezhës.
Rrethanat dhe detajet e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që në minutat në vijim të ketë më shumë informacione për rastin.

Be First to Comment