Skip to content

E pabesueshme! Avdullah Hoti ja jep lajmin e madh Vetevendosjes

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja është e gatshme që të kontribuojë për të zgjedhur një President të pranueshëm për të gjitha palët.

Hoti tregoi se kanë diskutuar për këtë çështje brenda partisë dhe kanë vendosur që t’i japin mundësi themelimit të institucioneve, duke hequr dorë nga kërkesa që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

“Kemi diskutuar gjerësisht për këtë çështje brenda strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kemi ardhur në përfundim që në funksion të shtendosjes të situatës t’i japim mundësi që të ecet përpara me themelimin e institucioneve të vendit dhe kemi hequr dorë nga kërkesa jonë që besoj është legjitime për çështje të balancës së institucioneve”, tha Hoti për gazetarët.

“Besoj që kërkesa jonë ka qenë legjitime për balancë të institucioneve, por duke u përballë me bllokadë të institucioneve në mënyrë jo kushtetuese, prandaj e kemi këtë nismë legjislative, ne kemi hequr dorë nga ajo kërkesa jonë edhe kemi treguar gatishmërinë tonë që në fazën kur vijmë pra tek diskutimi për të zgjedhur presidentin, të jemi konstruktivë në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme dhe të pranueshme për gjithë spektrin politik”.

Ai potencoi se partia që ka dalë e para në zgjedhje i ka votat e mjaftueshme, bashkë me partnerët e saj, për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë.

“Partia që ka dalë e para në zgjedhje i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur, bashkë me partnerët e saj sigurisht, për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të zgjedhur qeverinë, dhe mandej për të hapur diskutimet për presidentin e vendit, dhe aty i kemi 60 ditë mandej për të kryer diskutimet nëse mund të arrijmë tek një kandidat që është i pranueshëm për të gjitha palët. Edhe ne si Lidhje Demokratike e Kosovës shprehim gatishmërinë tonë që të kontribuojmë në atë proces”, shtoi ai.

Hoti theksoi se ata do të vazhdojnë të kërkojnë thirrjen e seancës konstituive.

“Edhe ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë ta kërkojmë me këmbëngulje thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Nuk ka asnjë arsye për vonesat, po secila prej partive politike i ka, si me thënë, qasjet e veta, i ka mënyrën e vet të veprimit. Ne kemi këtë qasje, ne jemi LDK, asnjëherë nuk kemi as nuk kemi promovuar, as nuk i kemi mbështetur, as nuk i kemi përdorur çfarëdo forme që është jashtë, si me thënë, filozofisë së veprimit tonë politik”.

Ai është pyetur nëse do të jenë pjesëmarrës në takimin e thirrur nga Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ku do të diskutohet lidhur me Presidentin, Hoti theksoi se për këtë çështje do të ketë njoftim zyrtar nga LDK-ja.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *