Skip to content

Aksident tragjik në Podujevë, dy të vdekur – dyshohet se viktimat janë vëllezër

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në fshatin Surkish të Podujevës, ku dy persona kanë humbur jetën. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa informacioni për dy viktimat është konfirmuar nga Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Sylejman Halili.

“Një aksident me dy vetura ka ndodhur në Surkish të Podujevës, dy persona kanë humbur jetën”, ka deklaruar Halili për Klan Kosova.

Dyshohet se viktimat janë vëllezër. Detaje të reja janë raportuar lidhur me identitetin dhe lidhjen familjare mes dy personave që humbën jetën.

Sipas burimeve të IndeksOnline, ekzistojnë dyshime se dy viktimat e aksidentit tragjik janë vëllezër. Ky informacion mbetet ende për t’u konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen dy automjetet e përfshira në aksident. Priten informacione të tjera nga Policia

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan deri te përplasja fatale. Nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti, në cilat automjete ndodheshin viktimat dhe nëse ka persona të tjerë të lënduar.

IndeksOnline ka bërë të ditur se ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve shtesë për rastin. Hetimet pritet të zbardhin aksidentin

Njësitet kompetente pritet të zhvillojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkakun e aksidentit. Identitetet e dy viktimave nuk janë bërë ende publike.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *