Skip to content

Të shtëna me armë te një lokal në Fushë Kosovë

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e së premtes pranë një lokali në Rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, ndërsa personi i dyshuar fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë dhe më pas është vetëdorëzuar në Polici, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është R.B, rreth 24-vjeçar.

Rasti ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës 21:50, ndërsa Policia është njoftuar pak minuta më vonë se pranë një lokali në Rrugën e Pejës kishte pasur të shtëna me armë.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por personi i dyshuar tashmë ishte larguar me një Audi ngjyrë hiri, në drejtim të Komoranit.

Policia ka verifikuar targat e automjetit dhe ka arritur të identifikojë pronarin. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pas kontaktimit nga Policia, Brahimi ka pranuar se kishte shtënë me armë.

24-vjeçari më pas është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Drenas, ku ka dorëzuar edhe armën që dyshohet se ishte përdorur – një pistoletë “BLOW-F92”, së bashku me një karikator dhe dy fishekë me gaz të kalibrit 9 mm.

Arma është sekuestruar, ndërsa Brahimi është shoqëruar në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, ku është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Përgjithshëm, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *