Skip to content

Kjo është arsyeja qesharake pse Avni Dehari nuk po e thirr seancen

Të mërkurën, në Kuvend pati përplasje verbale mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së e AAK-së, të cilët kishin shkuar në Kuvend për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, ka dhënë një arsye të pazakontë për mosvazhdimin e seancës, ndonëse afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka kaluar tashmë një javë.

Dehari ka thënë se vazhdimi i seancës pa një “marrëveshje paraprake” politike rrit rrezikun e përplasjeve dhe madje të një konflikti fizik brenda sallës së Kuvendit.

“Ajo që ndodhi para tri ditëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës është pikërisht ajo për të cilën kam paralajmëruar. Çdo përpjekje për ta vazhduar seancën pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionon më tej situatën dhe e rrit rrezikun e përplasjeve, madje edhe të konfliktit fizik brenda sallës së Kuvendit”, ka deklaruar Dehari.

Të mërkurën, në Kuvend pati përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së e AAK-së, të cilët kishin shkuar në Kuvend për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Megjithatë, përveç përplasjeve verbale dhe disa shtyrjeve mes deputetëve, nuk pati ndonjë konflikt fizik.

Dehari përmendi ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe ftesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, drejtuar partive politike për një takim konsultativ.

Partite opozita insistojne te ftohet seanca konstituive, perderisa alarmojne se eshte shkelur afati kushtetues.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *