Skip to content

Tymi nga zjarri në Sllatinë, a ndikon në fluturimet? Flasin nga Aviacioni Civil

Zjarri në deponinë me goma në Sllatinë, Aeroporti i Prishtinës: Fluturimet po zhvillohen normalisht

Zjarri që ka përfshirë një deponi me goma në Sllatinë nuk ka ndikuar në funksionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pavarësisht tymit të dendur që është përhapur në zonë.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës (ASHNA), Driton Ujkani, i cili bëri të ditur se operimet ajrore po zhvillohen sipas planifikimit.

“Zjarri është jashtë rrethojës së aeroportit, andaj edhe i njëjti nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e operimeve sipas orarit të paraparë”, ka deklaruar Ujkani.

Sipas tij, megjithëse tymi i zi është i dukshëm në zonën përreth, ai nuk ka ndikuar në sigurinë e fluturimeve dhe as në aktivitetin e aeroportit.

Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë përpjekjet për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve në deponinë me goma, ku janë angazhuar njësi nga disa komuna.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Pavarësisht situatës, të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës po realizohen normalisht dhe sipas orarit të planifikuar.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *