Një fotografi e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në shoqërinë e gazetares së Euronews, Alice Taylor, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas vizitës së Kurtit në Gjakovë.
Kurti mbrëmë qëndroi në Gjakovë, ku, ndër të tjera, duket se është takuar edhe me gazetaren Alice Taylor.
Fotografinë nga takimi e ka publikuar vetë Taylor në profilin e saj në Facebook. Në të ajo shihet pranë Kurtit, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një përshkrim të shkurtër dhe me nota humori.
“Unë: Dea, eja takoje Albin Kurtin. Dea:”, ka shkruar Taylor krahas fotografisë.
Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndërsa fotografia është shpërndarë edhe në faqe të tjera në rrjetet sociale.
Alice Taylor është gazetare britanike, e njohur për punën e saj në raportimin e zhvillimeve politike dhe shoqërore në Ballkan. Ajo ka raportuar për vite me radhë mbi zhvillimet në rajon dhe aktualisht punon për Euronews.
Prania e saj pranë Kurtit në Gjakovë duket se ka nxitur edhe kureshtje rreth identitetit të gruas në fotografi, por bëhet fjalë pikërisht për gazetaren Alice Taylor dhe jo për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Takimi vjen në një periudhë me zhvillime intensive politike në Kosovë, ndërsa Kurti gjatë ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të situatës rreth konstituimit të Kuvendit dhe përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje mes partive parlamentare.

Be First to Comment