Një situatë e papritur ka ndodhur sot në territorin e Kroacisë, ku një autobus që po transportonte udhëtarë nga Kosova drejt Gjermanisë është prishur gjatë udhëtimit.
Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, udhëtarët kanë mbetur të bllokuar në vendin ku autobusi ka ndaluar së funksionuari dhe kanë më shumë se pesë orë që presin për një zgjidhje nga kompania.
Pritja e gjatë ka shkaktuar shqetësim te pasagjerët, të cilët kanë qenë në udhëtim drejt Gjermanisë dhe janë detyruar të qëndrojnë për orë të tëra në pritje.
Ndërkohë, bëhet e ditur se kompania ka ndërmarrë masa për zgjidhjen e situatës. Një autobus tjetër është nisur në drejtim të Kroacisë për të marrë pasagjerët dhe për t’u mundësuar atyre vazhdimin e udhëtimit drejt destinacioneve të tyre.
Udhëtarët pritet që, pas mbërritjes së autobusit zëvendësues, të vazhdojnë rrugëtimin drejt Gjermanisë.
IndeksOnline do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast.

Be First to Comment