Pamje nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte, Policia e Kosovës publikon videon
Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga operacioni i arrestimit të personit të dyshuar për krime lufte me inicialet J.R., i cili u ndalua në kuadër të një hetimi që po zhvillohet nga institucionet e drejtësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Policia ka ndarë videon e momentit të arrestimit, duke paraqitur veprimet e njësive policore gjatë realizimit të operacionit.
I dyshuari është arrestuar mbi dyshimet për përfshirje në krime lufte, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë, më 3 gusht, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, me kërkesë të Prokurorisë.
Autoritetet nuk kanë bërë publike më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e dyshimeve, duke theksuar se hetimet janë ende në zhvillim.
Publikimi i videos nga Policia e Kosovës ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku pamjet janë shpërndarë gjerësisht dhe kanë nxitur reagime të shumta nga qytetarët.
Ja pamjet e publikuara nga Policia e Kosovës.

Be First to Comment