Skip to content

Albin, i ki ditet e numrume, vjen paralajmerimi per Kurtin…

Gazetari Berat Buzhala ka publikuar një fotografi që, sipas tij, është ndër më domethënëset e ditëve të fundit në skenën politike të Kosovës.

Në imazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke mbajtur një deklaratë për media. Në sfond të fotografisë vërehet një poster i ish-presidentit Hashim Thaçi, me mbishkrimin “ME TY GJITHMONË”.

Bashkë me fotografinë, Buzhala ka publikuar edhe një mesazh me tone politike, duke lënë të kuptohet se zhvillimet e fundit mund të sinjalizojnë ndryshime në skenën politike.

“Përndryshe kjo është fotografia më domethënëse e këtyre ditëve. Albin, i ki ditët e numëruara. Kqyr pak përmas”, ka shkruar ai.

Postimi është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ka nxitur reagime dhe komente të shumta nga qytetarët dhe ndjekësit e debatit politik.

Një pjesë e komentuesve e kanë interpretuar fotografinë si simbolikë politike në kontekstin e zhvillimeve të fundit rreth konstituimit të Kuvendit dhe negociatave për formimin e institucioneve të reja, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar atë si një koment politik të gazetarit.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë reaguar ndaj postimit të Berat Buzhalës.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *