Një rrëfim prekës në emisionin “Era Verë” në T7 ka prekur zemrat e shumë shikuesve, pasi një grua tregoi historinë e saj të dhimbshme, duke rrëfyer se ishte martuar me detyrim dhe pa dëshirën e saj.
Gjatë intervistës, ajo foli hapur për vuajtjet që kishte përjetuar, duke thënë se vendimi për martesën ishte marrë nga familja, pa u pyetur asnjëherë për dëshirën e saj.
Me emocione të forta, ajo përshkroi ndikimin që kjo përvojë pati në jetën e saj, duke përdorur fjalët:
“Familja jem m’ka shti n’dhe për së gjalli.”
Sipas saj, martesa e detyruar ia ndryshoi rrjedhën e jetës dhe e bëri të përballej me sfida të shumta, të cilat i mbajti për vite me radhë larg syrit të publikut. Në rrëfimin e saj, ajo foli për dhimbjen emocionale dhe ndjenjën e pafuqisë që kishte përjetuar në atë periudhë.
Intervista ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur mbështetje për gruan dhe kanë theksuar se raste të tilla duhet të shërbejnë si ndërgjegjësim për rëndësinë e respektimit të lirisë së zgjedhjes dhe të drejtave të çdo personi në vendimet që lidhen me jetën dhe martesën.

Be First to Comment