osova shpenzoi mbi 128 milionë euro për import të energjisë në gjashtë muaj, qytetarët u përballën me reduktime
Kosova ka shpenzuar plot 128,019,585.98 euro për importin e energjisë elektrike vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, ndërsa në të njëjtën periudhë shumë qytetarë janë përballur me reduktime dhe ndërprerje të herëpashershme të furnizimit me energji.
Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, të analizuara nga Gazeta Infokus, nga janari deri në fund të qershorit janë importuar 1,193,288.04 megavat-orë (MWh) energji elektrike, duke e bërë gjysmën e parë të këtij viti një nga periudhat me shpenzimet më të larta për import të energjisë.
Janari, muaji më i kushtueshëm
Muaji janar rezulton të ketë qenë periudha me faturën më të lartë për importin e energjisë elektrike.
Gjatë këtij muaji, Kosova importoi 293,207.09 MWh, duke paguar 35,806,685.09 euro.
Furnizuesi kryesor ishte Shqipëria, nga e cila u importuan 173,880.09 MWh në vlerë prej 20,275,436.26 euro, ndërsa pjesa tjetër u sigurua kryesisht nga Maqedonia e Veriut.
Shkurti mbi 21 milionë euro
Edhe në muajin shkurt importi mbeti në nivele të larta.
Kosova importoi 166,070 MWh, me një kosto prej 21,081,077.18 euro.
Maqedonia e Veriut ishte furnizuesi kryesor me 82,806 MWh, ndërsa pjesa tjetër e energjisë u sigurua kryesisht nga Shqipëria.
Marsi me mbi 16.6 milionë euro
Në muajin mars u importuan 184,615.85 MWh, ndërsa kostoja arriti në 16,689,268.33 euro.
Edhe gjatë këtij muaji, Shqipëria mbeti furnizuesi kryesor, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut.
Prilli dhe maji, importi vazhdoi
Në prill, Kosova importoi 150,130.77 MWh, duke shpenzuar 16,866,538.25 euro.
Ndërsa në maj u importuan 162,362.92 MWh, me një kosto prej 15,710,488.98 euro.
Në muajin maj, furnizuesi kryesor ishte Maqedonia e Veriut, ndërsa Shqipëria renditej e dyta.
Qershori sërish mbi 21 milionë euro
Edhe pse konsumi i energjisë zakonisht bie gjatë verës, importi mbeti shumë i lartë.
Në qershor, Kosova importoi 236,901.41 MWh, duke paguar 21,865,528.15 euro.
Edhe këtë muaj, pjesa më e madhe e energjisë u sigurua nga Shqipëria, ndërsa Maqedonia e Veriut ishte furnizuesi i dytë.
Import edhe nga Serbia
Përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2026 Kosova ka importuar energji elektrike edhe nga Serbia.
Sipas statistikave zyrtare:
Shkurt: 440 MWh – 50,260.39 euro
Mars: 240 MWh – 29,952 euro
Qershor: 140 MWh – 11,480 euro
Në total, nga Serbia janë importuar 820 MWh, me një vlerë prej 91,692.39 euro.
Mbi 1.19 milionë MWh të importuara
Në total, gjatë periudhës janar–qershor 2026, Kosova:
importoi 1,193,288.04 MWh energji elektrike;
shpenzoi 128,019,585.98 euro për blerjen e saj nga jashtë.
Shifrat pasqyrojnë varësinë e vazhdueshme të sistemit energjetik të Kosovës nga importi i energjisë elektrike. Kjo ndodh në një kohë kur qytetarët në disa pjesë të vendit janë përballur me reduktime të energjisë, ndërsa kostot për sigurimin e saj nga tregjet ndërkombëtare kanë mbetur në nivele shumë të larta.

Be First to Comment