Skip to content

Glauk Konjufca sapo e dha lajmin që po e pret gjithe Kosova

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave pritet të zhvillohen negociata më intensive mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, me synim arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Në një deklaratë për T7, Konjufca tha se pret që para seancës konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar të mbahet më 6 gusht, të zhvillohen takime të reja politike ndërmjet partive.

“Unë pres që në ditët në vijim, bile edhe para mbajtjes së seancës, të ketë edhe takime të tjera të nivelit politik mes partive politike, krejt me qëllimin që të zgjidhet kjo situatë në të cilën ndodhemi dhe t’i jepet mundësia krijimit të institucioneve të reja”, deklaroi Konjufca.

Ai bëri të ditur se pret që Lëvizja Vetëvendosje t’i dërgojë një ftesë zyrtare LDK-së për vazhdimin e dialogut politik.

“Kjo është arsyeja pse 6 gushti u caktua dhe pres që në ditët në vijim t’i dërgohet ftesa Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të kemi bisedime sa i përket kësaj mundësie”, u shpreh ai.

Konjufca u shfaq optimist se bisedimet mund të rezultojnë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, jo vetëm për formimin e Qeverisë dhe Kuvendit, por edhe për postet e tjera të rëndësishme shtetërore.

“Po, edhe për Presidentin ka shpresa. Ne do të hyjmë në negociata më të thelluara me Lidhjen Demokratike të Kosovës, qysh e ka shpjeguar edhe vetë kryeministri, e pastaj të shohim se çfarë epilogu do të sjellë ky proces”, tha ai.

Sipas Konjufcës, gatishmëria për dialog është shprehur edhe nga LDK-ja, gjë që, sipas tij, rrit mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Edhe nga ana e LDK-së është shpjeguar se janë të gatshëm të bisedojnë me Lëvizjen Vetëvendosje. Pas kësaj, jam shumë optimist që do të kemi një marrëveshje për të gjitha pozitat e larta në Republikën e Kosovës. Besoj se do të kemi një zgjidhje”, përfundoi Konjufca.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur vëmendja e skenës politike është përqendruar te përpjekjet për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së re, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për ecurinë e negociatave ndërmjet partive politike.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *