Skip to content

Çka po ndodhe në Shqiperi! Ja si përfundoi arratisja me gomone pas të shtënave nga jahti në Palasë

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me incidentin e raportuar mbrëmjen e së dielës në zonën bregdetare të Palasës, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri nga një jaht që ndodhej në det.

Sipas informacioneve të bëra publike, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur autoritetet morën njoftim për të shtëna të dëgjuara nga një jaht në afërsi të bregdetit.

Menjëherë pas sinjalizimit, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare nisën një operacion për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit lundrues, ndërsa në terren u angazhuan edhe efektivët e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilët ushtruan kontrolle përgjatë vijës bregdetare.

Sipas raportimeve të Klan News, gjatë operacionit disa persona kanë braktisur jahtin dhe janë larguar me një gomone në përpjekje për t’iu shmangur policisë.

Megjithatë, pas kërkimeve të zhvilluara në zonë, forcat policore kanë arritur t’i lokalizojnë dhe t’i ndalojnë personat që ishin larguar me gomone.

Ndërkohë, jahti është ankoruar në Porto Palermo, ku po kryhen verifikimet dhe procedurat e nevojshme nga autoritetet kompetente. Pamjet e ankorimit janë publikuar edhe nga gazetarja e Klan News, Greta Haskaj.

Deri në këtë fazë të hetimeve, Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e personave të ndaluar, si dhe nuk ka sqaruar rrethanat në të cilat janë dëgjuar të shtënat apo nëse arma është përdorur në drejtim të ndonjë personi.

Autoritetet pritet të dalin me një njoftim të plotë zyrtar pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, ndërsa rasti mbetet nën hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *