Skip to content

LAJMI I FUNDIT – Befason PDK, del me qëndrim te ri

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se vazhdimi i seancës konstituive pas skadimit të afatit nuk përbën shkelje të Kushtetutës.

Përmes një reagimi publik, Gruda ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke theksuar se Gjykata Kushtetuese tashmë e ka interpretuar qartë çështjen përmes Aktgjykimit KO124/25 dhe se nuk ka nevojë për një interpretim të ri.

“Glauk Konjufca, në Gjykatën Kushtetuese shkohet për të interpretuar Kushtetutën, jo për të interpretuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo do të ishte të kërkoje interpretim mbi interpretimin”, ka shkruar Gruda.

Sipas deputetit të PDK-së, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartë se Kuvendi jo vetëm duhet ta nisë procesin e konstituimit, por duhet ta përfundojë atë brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

“Gjykata, në Aktgjykimin KO124/25, e ka përcaktuar qartë se brenda 30 ditëve nga data e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, Kuvendi duhet ta përfundojë konstituimin, e jo vetëm ta fillojë atë, siç po pretendon ti”, është shprehur ai.

Gruda i është referuar edhe paragrafit 140 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke cituar pjesën ku thuhet:

“Gjykata vlerëson se afati 30 (tridhjetë) ditor i përcaktuar nga kushtetutbërësi në paragrafin 1 të nenit 66, nuk mund të trajtohet si afat brenda të cilit vetëm duhet provuar konstituimi i Kuvendit, porse ky afat është afat brenda të cilit duhet të konstituohet Kuvendi.”

Në fund të reagimit, Gruda ngriti pyetjen se çfarë synohet të arrihet me një dërgim të ri të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

“Pra, kjo çështje është interpretuar një herë nga Gjykata Kushtetuese dhe është interpretuar qartë. Çfarë po kërkon të dërgojmë edhe një herë në Gjykatë? Që Gjykata ta interpretojë interpretimin e vet?”, ka përfunduar ai.

Reagimi i Grudës vjen pas deklaratës së Glauk Konjufcës, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk e konsideron të shkelur Kushtetutën dhe se, sipas tij, nëse dikush mendon ndryshe, duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Debati rreth interpretimit të Aktgjykimit KO124/25 vazhdon të jetë në qendër të përplasjes politike mes pushtetit dhe opozitës, ndërsa vendi mbetet ende pa institucione të reja të konstituuara.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *