Mediat publikojnë fotografinë “skandaloze” të Kurtit: Shenjat e vezëve i mbetën në pantallona
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është përballur me një situatë të pazakontë gjatë tensioneve në Kuvendin e Kosovës, pasi deputetja Time Kadriaj e ka goditur me vezë.
Pas incidentit, Kurti është detyruar të heqë sakon, ndërsa shenjat e goditjeve me vezë janë vërejtur qartë edhe në pantallonat e tij.
Fotografia e Kurtit, me njollat e dukshme në veshje, është publikuar nga mediat dhe ka tërhequr vëmendje të madhe.
Kurti më pas ka dalë në hollin e Kuvendit, ku ka folur para gazetarëve, ndërsa në veshjen e tij ende dukeshin pasojat e incidentit.
Ngjarja ka ndodhur në një atmosferë të tensionuar brenda Kuvendit, ndërsa incidenti me vezë është bërë një nga momentet më të komentuara të seancës.


Be First to Comment