Skip to content

Deputeti i PDK-së, jep alarmin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së radhës të seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për cenim të rendit kushtetues dhe thellim të krizës politike në vend.

Duke folur për zhvillimet e fundit në Kuvend, Tahiri tha se situata është shqetësuese dhe se, sipas tij, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit tashmë është shkelur.

Ai akuzoi Vetëvendosjen se po vazhdon të abuzojë me procesin institucional dhe se nuk po e shfrytëzon shumicën parlamentare që, sipas tij, e ka për ta funksionalizuar Kuvendin.

“Qëllimi i tyre mbetet i njëjtë, me abuzu, me keqpërdor, me cenu rendin kushtetues. Nuk është ditë e mirë, nuk ka qenë as mbrëmë situata e mirë, për shkak se në mënyrë direkte është cenu rendi kushtetues”, deklaroi Tahiri.

Sipas deputetit të PDK-së, Lëvizja Vetëvendosje disponon numrin e nevojshëm të votave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por po refuzon ta përmbyllë procesin.

“Ne e dimë që Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti e kanë numrin e mjaftueshëm të votave që me zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe me funksionalizu Kuvendin. Mirëpo e shohim se refuzojnë me propozu emra, refuzojnë me funksionalizu Kuvendin dhe preferojnë që në vazhdimësi me prodhu krizë politike”, u shpreh ai.

Deklaratat e Tahirit vijnë pasi seanca konstituive dështoi sërish të përfundojë, për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit. Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet, ndërsa situata u tensionua edhe më shumë pas incidentit në sallë, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, gjuajti me vezë në drejtim të Albin Kurtit.

Kriza për konstituimin e Kuvendit vazhdon edhe pas skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa përplasjet mes pozitës dhe opozitës po bëhen gjithnjë e më të ashpra.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *