Skip to content

Publikohet fotografia e 22-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në lagjen Marigona

Publikohet fotografia e 22-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në lagjen Marigona

Është publikuar fotografia e Milot Balajt, 22-vjeçarit i cili u gjet pa shenja jete në lagjen Marigona në Prishtinë.

Sipas raportimit të IndeksOnline, viktima është identifikuar si Milot Balaj, ndërsa rrethanat e vdekjes mbeten ende objekt i hetimeve.

Deri në këtë fazë, Policia e Kosovës nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e vdekjes apo rrethanat e rastit.

IndeksOnline ka bërë të ditur se është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Për zhvillimet e mëtejshme, publiku do të njoftohet sapo institucionet kompetente të publikojnë informacione zyrtare.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *