Skip to content

E mabni mend rastin ne “Bon Vivant” – Ja çka i ndodhi Dukagjin Nikolles sot!

Insajderi merr vesh se Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, tashmë u është dorëzuar autoriteteve kosovare pas arrestimit të tij në Spanjë dhe përfundimit të procedurave të ekstradimit.

Gazeta Insajderi mëson nga burime të sigurta brenda organeve të drejtësisë se Spanja ka ekstraduar drejt Kosovës të kërkuarin e shumtë nga drejtësia kosovare dhe ajo ndërkombëtare, Dukagjin Nikollaj, i njohur ndryshe me nofkën “Duka”.

​Një nga personat më të kërkuar nga autoritetet e Kosovës, Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, i është dorëzuar autoriteteve kosovare pas arrestimit të tij në Spanjë dhe përfundimit të procedurave të ekstradimit.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi brenda organeve të drejtësisë, Nikollaj është sjellë në Kosovë nën masa të rrepta sigurie, pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore ndërmjet dy shteteve. Aktualisht, ai ndodhet në Polici, ku po intervistohet nga autoritetet kompetente.

Emri i Dukagjin Nikollajt u bë një nga më të përfolurit në gusht të vitit 2023, pas përleshjes së armatosur në lokalin “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës. Nga ai incident mbeti i vrarë një person, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën dhe u lënduan.

Sipas hetimeve, Nikollaj dyshohet se ishte i përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin me armë zjarri dhe pas ngjarjes ishte larguar nga vendi, duke iu shmangur autoriteteve dhe duke u shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Përveç akuzave me të cilat përballet në Kosovë, Nikollaj ishte në kërkim edhe nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas autoriteteve amerikane, ai dyshohet për përfshirje në rrjete të krimit të organizuar dhe trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pas një operacioni të koordinuar ndërkombëtar, ai u lokalizua dhe u arrestua në Spanjë. Më pas, pas përfundimit të procedurave ligjore, autoritetet spanjolle realizuan ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Sipas të njëjtave burime, Dukagjin Nikollaj pritet të dalë së shpejti para Gjykatës në Prishtinë për t’u përballur me akuzat që lidhen me rastin “Bon Vivant”. Ndërkohë, autoritetet kosovare pritet të vazhdojnë procedurat hetimore dhe gjyqësore ndaj tij në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Nikollaj prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.

​Sipas burimeve të Insajderit, “Duka” pritet të dalë së shpejti para gjykates në Prishtinë për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi të lidhur me rastin “Bon Vivant”, derisa tash po imtervistohet në Polici. / Gazeta Insajderi

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *