Një rrëfim emocional në emisionin “Era Vere” në T7 ka prekur publikun, ku një grua ka folur hapur për përvojën e saj me një martesë që, sipas saj, nuk ishte zgjedhja që kishte dëshiruar.
Në intervistë, ajo tregoi se periudha pas martesës ishte aq e vështirë, sa kishte menduar edhe të largohej.
“Jom menu me ikë masi jom martu”, shprehet ajo gjatë rrëfimit.
Ajo rrëfeu se përballja me jetën e re bashkëshortore nuk ishte aspak e lehtë dhe se u përball me shumë sfida emocionale, të cilat e bënë të ndihej e ngarkuar dhe pa rrugëdalje në momentet e para të martesës.
Në një pjesë tjetër të intervistës, ajo kujton edhe një nga momentet më të dhimbshme për familjen e saj, kur ish-vjehrri kishte telefonuar babanë e saj për t’i thënë se nuk ishte e përshtatshme për familjen e tyre.
“Kur m’ka qu burri te baba jem… e ka thirrë babën tem ish-vjehrri edhe i ka thanë: ‘Qika jote nuk është për shtëpinë tonë’. Pastaj baba është nervozu. Unë e kuptoj, se me të thirr miku me të thanë ‘qika jote nuk është për shtëpinë tonë’, normal që nuk i vjen mirë askujt.”
Rrëfimi i saj është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga publiku. Shumë komentues kanë shprehur empati për historinë e saj dhe kanë vlerësuar guximin për të folur publikisht mbi një periudhë të vështirë të jetës.
Pjesa e intervistës po vazhdon të qarkullojë në platformat sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të emisionit “Era Vere” në T7.

Be First to Comment