Ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale.
Përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, bukuroshja ka lënë të kuptohet se nuk është më ‘single’, por po shijon një lidhje të re dashurie.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një imazh ku shkruhet “Zemra ime është plot dashuri”, shoqëruar me një zemër të kuqe.
Detaji që nxiti menjëherë kureshtjen e të gjithëve ishte shkronja “L” e vendosur në fund të postimit, duke lënë të kuptohet se emri i partnerit të saj fillon me këtë iniciale.
Se kush është personi fatlum që ia ka marrë zemrën, Dolce ka zgjedhur të mjaftohet vetëm me kaq, duke mos dhënë më shumë detaje rreth identitetit të tij.
Mbetet të shihet në vijim nëse ajo do të zgjedhë të tregohet hermetike për jetën private apo do të vendosë të zbulojë më tepër nga kjo romancë.
/Prive By Liberta Spahiu



Be First to Comment