Kim Kardashian ka ndarë në Instagram një seri fotosh nga pushimet, duke tërhequr vëmendjen me momentet e saj pranë Lewis Hamilton, por edhe me pamjet me fëmijët.
Në një prej fotove, Kim dhe piloti i Formula 1 shfaqen në natyrë buzë detit, shkruan Indeksonline.
Në album janë përfshirë gjithashtu fëmijët e Kim, duke e bërë udhëtimin të duket si një arratisje familjare.
Postimi, i shoqëruar me përshkrimin “Aloha”, vjen në një moment kur lidhja mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton është bërë gjithnjë e më publike.
Hamilton ka ndarë gjithashtu foto nga pushimet, përfshirë momente me Kim dhe fëmijët e saj.
Prania e Hamilton pranë fëmijëve të Kim është një tjetër tregues se marrëdhënia e tyre duket se ka marrë një dimension më familjar, ndërsa dyshja vazhdon të ndajë gjithnjë e më shumë momente private me fansat./Indeksonline/






Be First to Comment