Skip to content

Një përleshje mes disa vajzave ka ndodhur në një qendër tregtare në Drenas

Një përleshje mes disa vajzave të ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një qendër tregtare në Drenas, ndërsa pamjet nga ngjarja kanë përfunduar edhe në duart e Policisë së Kosovës.

Në videon e siguruar nga Klankosova.tv shihen disa persona të përfshirë në përleshje, ndërsa rasti tashmë është duke u trajtuar nga organet e rendit.

Lidhur me ngjarjen është deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar se pas pranimit të informatave, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Sipas saj, personat e përfshirë në përleshje janë identifikuar dhe intervistuar nga Policia, ndërsa për rastin është hapur procedurë hetimore.

“Duke ju falënderuar për bashkëpunimin ju njoftojmë se kemi trajtuar informatën e pranuar nga ana juaj. Bëhet fjalë për videon që keni përcjellë ku shihet një përleshje në mes të disa personave (të mitura). Rasti ka ndodhë në një qendër tregtare në Drenas”, deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv.

Ajo bëri të ditur se hetuesit kanë arritur t’i identifikojnë dhe intervistojnë personat e përfshirë në incident.

“Menjëherë hetuesit policorë kanë identifikuar dhe intervistuar personat e përfshirë dhe është inicuar rast”, tha ajo.

Sipas Policisë, rasti është cilësuar si “Sulm”, ndërsa hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

“Aktualisht për rastin e cilësuar Sulm, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin”, deklaroi Ahmeti.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan deri te përleshja mes të miturave dhe as nëse ndonjëra prej tyre ka pësuar lëndime.

Policia po vazhdon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e personave të përfshirë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *