Skip to content

Ky është Jetmir Sopi që humbi jetën sot ne aksident në Malishevë

Është bërë i ditur orari i ceremonisë mortore për Jetmir Sopin, 30-vjeçarin nga fshati Janiqisht i Malishevës, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident të rëndë trafiku.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të mbahet të martën, më 12 gusht 2026, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Janiqisht, ku të afërm, miq dhe bashkëfshatarë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Jetmir Sopi ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), disa orë pasi ishte përfshirë në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pasditen e 10 gushtit në fshatin Janiqisht.

Sipas informacioneve të deritanishme, ai po lëvizte me motoçikletë në drejtim të fshatit Shkozë, kur në një segment rrugor me kthesë u përplas me një veturë të tipit Volkswagen Golf.

Përplasja ishte e fuqishme dhe 30-vjeçari pësoi lëndime të rënda trupore. Ai u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas në QKUK, ku mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë, por fatkeqësisht ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë ende në vazhdim.

Vdekja e Jetmir Sopit ka pikëlluar familjen, miqtë dhe banorët e Malishevës, të cilët nesër do t’i japin lamtumirën e fundit 30-vjeçarit në vendlindjen e tij.

Ngushëllime familjes Sopi për humbjen e më të dashurit të tyre.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *